Lajmet e fundit
Francezi mbetet me besimin se skuadra do të kualifikohet për në xhiron e radhës, megjithë humbjen në Gjermani.

Zinedine Zidane e ka pranuar se skuadra mund ta ketë paguar çmimin për fitoren në El Clasico, me humbjen ndaj Wolfsburg.
Madridi u mposht 2-0 në Gjermani, vetëm katër ditë pas fitores 2-1 ndaj Barcelona në La Liga.
Dhe Zidane ka thënë se fitorja në Camp Nou mund të ketë pasur ndikim negativ tek skuadra.
“Fizikisht ndoshta, po”.
“Nuk e filluam ndeshjen me intensitetin e nevojshëm. Ata e bënë këtë gjë. Në futboll gabimet ndëshkohen shpejtë”.
“Por në ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë, ndaj mbetem pozitiv”.