Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është gati që ta lë një yll të skuadrës jashtë formacionit në ndeshjen e finales së Kupës së Botës që klubi i tij e zhvillon kundër Gremios.
Të shtunën, mbretërit do të tentojnë që ta mbrojnë titullin e kampionit të botës, ndërsa mësohet se Isco nuk do të jetë, së paku nga minuta e parë, në fushën e gjelbër.
Në vend të tij, sipas raporteve nga Eco Diario, do të luajë Marco Asensio, ndërsa pritet që të luajë edhe uellsiani Gareth Bale.