Lajmet e fundit

Real Madridi kishte kontaktuar me Sadio Mane-në para finales së Ligës së Kampionëve, dhe Zinedine Zidane raportohet se e kishte bërë cak kryesor yllin e Të Kuqve para largimit nga klubi.
Presidenti madrilen, Florentino Perez, është befasuar nga largimi i francezit pasi që parapërgatitjet për para-sezon dhe lista e shkurtër me transfere ishte përgatitur nga Zidane.
Pak para finales së Kievit, në të cilën senegalezi kishte shënuar një gol dhe e kishte goditur shtyllën në një rast tjetër, që të dy – Zidane dhe Perez – e kishin dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.