Lajmet e fundit

Real Madridi ka barazuar 3:3 në mesjavë me Legia Warsav në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se ishin duke fituar 2:0.
Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, i shqetësuar për këtë, tha se skuadra nuk është e përqendruar aq sa duhet.
“Kemi superlojtarë në çdo pozitë, kualiteti nuk mungon, ajo që na mungon është fokusimi. Ne kishim epërsinë prej 2 golave ndaj Legia Warsav por ndeshja përfundoi 3:3, transmeton albeu. Kjo tregon mungesën e përqendrimit të lojtarëve në fushë”, deklaroi Zidane, i cili premton gola dhe spektakël ndaj Leganes të dielën.