08.06.2019 · përditësuar para 2612 dite1 min lexim
Trajneri francez, Zinedine Zidane, dëshiron që mesfushori Paul Pogba t’i bashkohet Real Madridit.
Zinedine Zidane synon që të bëjë një marrëveshje me Ole Gunnar Solskjær, nëpërmjet së cilës futbollisti Gareth Bale do të transferohej në Manchester United; ndërsa Paul Pogba në Real Madrid, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se së fundmi ishte ylli belg, Eden Hazard, ai i cili iu bashkua Real Madrid-it me një kontratë 100 milionëshe. Tani duket se Paul Pogba është synimi i ardhshëm i menaxherit francez.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.