Lajmet e fundit
Trajneri francez ka thënë se megjithëse drejtimi i skuadrës nga Santiago Bernabeu është punë e vështirë, ai nuk e ka ndërmend të largohet në të ardhmen e afërt

Zinedine Zidane ka thënë se drejtimi i Real Madrid është sfidë e madhe, por nënvizon se nuk është i gatshëm ta lërë këtë pozitë.
Tekniku francez e ka udhëhequr Real Madridin drejt fitimit të tetë trofeve, përfshirë dy tituj radhazi në Ligë të Kampionëve, në dy sezonet e fundi.
“Është shumë e lodhshme e sidomos në Real Madrid”, ka thënë Zidane sot në një konferencë për media para ndeshjes ndaj Real Betis të dielën.
“Natyrisht se vjen një moment kur ndryshimi është i nevojshëm dhe kjo vlen për të gjithë dhe jo vetëm për trajnerin. Tani nuk është momenti por do të ndodhë”.