Lajmet e fundit
Francezi për herë të parë ka pranuar se do të kishte pranuar të ishte pasardhës i Carlo Ancelottit, nëse drejtuesit e klubit do t'ia kërkonin këtë gjë.

Trajneri i Real Madrid Castilla, Zinedine Zidane gjatë një interviste për France Football ka thënë se do të pranonte ta zëvendësonte Carlo Ancelottin dhe ripërsëriti mospajtimin e tij me largimin e italianit.
"Do të pranoja një ofertë për të zëvendësuar Carlo Ancelottin".
"Natyrisht që ishte i zhgënjyer kur Carlo u largua, sepse ai bëri punë të mirë".
"Por, është një klub i madh dhe nëse nuk fiton trofe një sezon rrezikon të largohesh".
Zizou, megjithëse nuk pranoi ofertë për ta zëvendësuar Don Carlon, tha se nuk ishte i zemëruar me këtë gjë.
"Nuk u zhgënjeva. Ata menduan se nuk ishte momenti i duhur dhe gjërat ndodhin në kohë të tyre".
"Perez mori vendimin për të zgjedhur tjetër trajner dhe me kaq mbaron gjithçka".
Legjenda e Real Madridit ka vazhduar qëndrimin e tij edhe për një sezon tek Real Madrid Castilla.