Lajmet e fundit

Kryetrajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dëshiron që superylli i Barcelonës, Lionel Messi, të mbetet në La Liga.
Si pasojë e mossukessit të pritur të Barcelonës në vitet e fundit e sidomos në javët që lamë pas, janë ngjallur spekulimet për mundësinë e largimit të argjentinasit nga “Camp Nou”.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë por po shpresojmë që jo sepse ai është në këtë ligë dhe ne i duam më të mirët në këtë ligë”, ka thënë Zidane pas fitores së Real Madridit ndaj Getafes mbrëmë në La Liga.