Lajmet e fundit

Ish trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka folur për periudhën e tij te ky klub ku në veçanti pati fjalë të mira për bashkëkombasin e tij, Karim Benzema.
''Karim ishte i rëndësishëm për balancing e ekipit në aspektin se si donte ai që ekipi të sulmonte'', është shprehur francezi.
Ai foli edhe për tre titujt e Ligës së Kampionëve që fitoi me Los Blanos si trajner, ku tha se nuk mund ta dallojë njërin nga tjetri.
''I pari dallon sepse ishte i pari për mua si trajner, i dyti ishte simbolik dhe i madh, kurse i treti ishte qershia mbi tortë për tre sezonat e mia në Real Madrid'', ka shtuar 46 vjeçari.
Francezi u largua nga Santiago Bernabeu më 31 maj të këtij viti, vetëm pesë ditë pasi që fitoi Ligën e Kampionëve.