Lajmet e fundit

Nëse Karim Benzema do të fitonte Topin e Artë të vitit 2021, pjesa më e madhe e arritjes do të ishte për Zinedine Zidane i cili ishte çelësi për formën e shkëlqyer të shokut të tij francez gjatë viteve kur punonin së bashku në Real Madrid.
Ish-trajneri i Los Blancos ka mbështetur ish-sulmuesin e tij për të marrë çmimin më të lartë individual në futbollin botëror, të cilin ai e fitoi në 1998, duke besuar se ai është kokë e këmbë mbi pjesën tjetër të konkurrencës, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
"Karim është në formë të mirë. Unë do t'i jepja atij Topin e Artë. Ai e meriton atë", tha Zidane për Telefoot.
"Benzema e meriton. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, unë e kisha nderin e madh ta stërvis atë”.
"Ai di të bëjë gjithçka në fushë. Ai është mbi të gjithë dhe shpresoj se mund të shpërblehet me këtë Top të Artë", shtoi Zidane.