Lajmet e fundit
Tekniku francez ka vendosur që ndaj Levante të luajë me një skuadër plot ndryshime, pasi në 23 ditë Los Blancos do të zhvillojnë shtatë ndeshje

Zinedine Zidane mendon se ka ardhur menjëherë në këtë fillim sezoni koha që ai të bëjë rotacionet e para në një ndeshje.
Ndryshimi i parë do të jetë në portë ku Kiko Casilla do të përfitojë vendin e startuesit për këtë ndeshje për arsye se Navas mungon në këtë ndeshje.
Nga lojtarët tjerë që pritet të startojnë është Llorente i cili do të mbulojë vendin e Casemiros dhe Ceballos që do të inkuadrohet në vendin e Modric i cili gjithashtu është lënë jashtë për këtë ndeshje.
Theo Hernandez gjithashtu do të luajë ndeshjen e parë si startues në vendin e Marcelos.
Këto janë formacionet e mundshme të të dyja ekipeve për ndeshjen e sotme:
Real Madrid: Casilla; Carvajal, Ramos, Nacho, Theo; Vazquez, Llorente, Kroos, Ceballos; Benzema, Asensio
Levante: Raul; Ivan, Postigo, Chema, Tono; Campana, Lerma; Jason, Bardhi, Ivi; Alegria.