Lajmet e fundit
Legjendja e Real Madridit dhe menaxheri i Castillas ka insistuar se Los Blancos nuk do të shesin asnjë nga yjet.

Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale do të qëndrojnë në Santiago Bernabeu.
Ronaldo së fundmi është i lidhur me një largim nga kryeqyteti spanjoll drejt Premierligës, tek Manchester Unitedi.
Por Zidane, që fitoi Ligën e Kampionëve me skuadrën mbretërore në vitin 2002, ka insistuar se Ronaldo dhe Bale nuk do të largohen.
“Ronaldo nuk është në shitje – është e pakuptimtë shitja e tij”.
“Lojtarët e mëdhenj janë temë shumherë, për ta shkruhet, por Reali nuk do të lejonte kurrë shitjen e një ylli të skuadrës”.
“Cristiano është lojtari më i mirë në vitet e fundit dhe ai e di çka është më e mira për të”.
“Edhe Bale është një nga më të mirët në botë dhe ai e ka bërë të qartë që nuk do të largohet nga Madridi”.