Lajmet e fundit

Kryetrajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është paraqitur në qendrën stërvitore këtij klubi, Valdebebas, në ora nëntë të mëngjesit.
Kjo do të jetë stërvitja e parë e madrilenëve me trajnerin e trofeshëm që tashmë është rikthyer në "Santiago Bernabeu.
Lojtarët nuk do t'i fillojnë stërvitjet deri në ora 11, dhe seanca do të mbahet prapa dyerve të mbyllura.
Francezi u prezantua të hënën dhe skuadra pati një ditë pushim dje, ndonëse Isco dhe Marcelo u paraqitën në Valdebebas për stërvitje.