Zhvilluesit e lojërave kompjuterike kanë bërë simulimin e vërtetë të fundosjes së anijes së famshme Titanik i cili ka zgjatë në 2 orë e 40 minuta.
Ekipi i njerëzve që punojnë në zhvillimin e kësaj loje kompjuterike janë duke bërë përpjekje që në mënyra të ndryshme të tërheqin investitorët, të cilët do të ndihmojnë në realizimin e një loje mjaft ambicioze, në të cilën lojtarët përpiqen për t’i mbijetuar aksidentit më të famshme detare në histori, njofton Klan Kosova.
Loja u shpik për të qenë plotësisht e vërtetë, që do të thotë se të gjitha personazhet që janë do të jenë figura reale historike, ndërsa e gjithë arkitektura e Titanikut do të jetë origjinale sikur ajo e vërteta.
Zhvilluesit thonë se loja kompjuterike do të jete historikisht e saktë në krahasim me filmin e famshëm Cameron me DiCaprio, të paktën sa i përket ngjarjeve në anije.
https://www.youtube.com/watch?v=rs9w5bgtJC8
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.