Në Stamboll të Turqisë ku po mbahet Forumi i parë Ekonomik i Kosovës me Turqinë, po zhvillohet Paneli i Dytë i Madh.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe zëvendësministri për Ekonomi, Mentor Arifaj, po paraqesin para investitorëve potencial, mundësitë për investime në Kosovë , për fushat që ata mbulojnë, njofton Klankosova.tv.
Gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me ministrin turk të Tregtisë, Omer Bolat, ku u fol për mundësitë e marrëdhënieve më të mira, Kosovë-Turqi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.