Lajmet e fundit
Rafa Benitez ka përjetuar zhgënjimin e tij të parë të madh në krye të Mbretërve, gjë që u ka lënë shije shumë të keqe fansave tashmë të pakënaqur me të.

Historia po përsëritet. Carlo Ancelotti ishte i lënduar, në mos i shkatërruar pas disfatës 4-0 ndaj rivalëve të qytetit në tempullin e tyre. Tetë muaj pas, Rafa Benitez është duke filluar të dëgjojë të njëjtin zhurmërim bezdisës.
Mungesa e ambicies kur skuadra dukej të kishte vendosur kundërshtarin në pozitë shumë të keqe është pak e kuptueshme për shumicën. Drejtuesit e klubit filluan të ndiejnë keq veten qysh në përballjen ndaj Granadas, kur fansat vërshëllyen për të parën herë këtë sezon skuadrën, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
E njëjta gjë ndodhi ndaj Malagas dhe shqetësimet që fansat kishin u konfirmuan në përballjen me rivalin lokal në Vincente Calderon.
Ky Real Madrid nuk është duke fituar zemrat, gjë që ishte pritur kur Benitez mori drejtimin e stolit. Zhgënjimet janë të pranishme në kampin e Los Blancos, hiq lëndimet, pas dështimit në derbi, që i dha shpresë Barcelonës mu kur dukej se do të shkëputeshin nga rivali i përjetshëm.
Benitez do të mbijetojë, së paku edhe një kohë, por që koha e tij në Madrid të jetë më e gjatë ai duhet të mundohet që të rifitojë besimin pothuaj të humbur.
Klubi shpreson që reagimi të jetë i fuqishëm. Të gjithë e dinë që rruga drejt titullit është e gjatë, por për Real Madridin koha është gjithçka.