Njohësi i politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bardh Zherka, e ka komentuar takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, i cili po vazhdon të mbahet aktualisht në Alaskë.
Zherka tha se në këtë takim mund të arrihet një ujdi mes Trumpit dhe Putinit, por sipas tij, nuk dihet si do të ndikojë kjo në terren.
“Një ujdi mes Trumpit dhe Putinit edhe mund të arrihet, por si do të ndikojë kjo në terren nuk dihet. Ujdia duhet t’i pëlqejë së pari viktimës, që në këtë rast është Ukraina dhe nëse ajo nuk pajtohet që mund të bëhet në këtë samit, atëherë është komplet i paarsyeshëm ky samit që u mbajt sot”, tha Zherka në Edicionin Special në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se duhet pasur parasysh se Ukraina nuk është një shtet që heq dorë lehtë nga territoret e veta.
“Katër vjet pas luftës, rezistenca e ukrainasve është jashtëzakonisht e madhe dhe befasuese për secilin. Rezultatet edhe nëse arrihen në këtë samit, do të jenë bukur afatshkurtra pasi populli ukrainas nuk e duron brenda territor edhe një shtet tjetër”, tha ai.
Takimi mes Trumpit dhe Putinit ka nisur pas orës 21:00 me kohën e Evropës, teksa është paralajmëruar që të zgjasë nga gjashtë deri në shtatë orë.
https://www.youtube.com/watch?v=kpVd8m3x9D0
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.