Përveç ndërtimit të stadiumeve të reja, Lulzim Zhegrova ka theksuar edhe një pikë tjetër nga planprogrami i Lidhjes Demokratike të Kosovës për sportin.
Themelimin e një Ndërmarrjeje Sportive, Zhegrova e sheh si më se të nevojshme për menaxhimin më të mirë të stadiumeve.
“Është një gjë shumë me rëndësi që kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku e ka paraparë edhe themelimin e Ndërmarrjes Sportive e cila ka për bazë menaxhimin e stadiumeve sportive, kjo ka shumë rëndësi. Ne jemi dëshmitarë të ndërtimit të stadiumit të Mitrovicës, nuk ka pas menaxhim, nuk është mirëmbajtur dhe është kthyer në gërmadhë. Themelimi i kësaj ndërmarrjeje ka rëndësi shumë të madhe, se i menaxhon stadiumet. Edhe në Evropë e di që menaxhohen, se nëse nuk mirëmbahen ato shkatërrohen”, tha ai.
“Unë mendoj se detyra e qeverisë është t`i ndërtojë stadiumet edhe t`i japë në shfrytëzim të klubeve sportive edhe ata i menaxhojnë më së miri. Edhe me këtë ndërmarrje besoj që do të menaxhohen shumë mirë dhe do të mirëmbahen”, ka thënë Zhegrova.
https://youtu.be/WwitZcp5tDw
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.