Lajmet e fundit

Zhegrova është shprehur i lumtur për debutimin me Baselin dhe ka falënderuar tifozët për mbështetjen.
Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova, ka falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre.
Zhegrova debutoi fundjavën që shkoi në fitoren e Baselit ndaj Xamax me rezultat 2:0.
Ai u inkuadrua në minutën e 84-të të ndeshjes, duke zëvendësuar sulmuesin Valentin Stocker.
Megjithatë, Zhegrovës i mjaftuan ata minuta që të tregojë çfarë talenti është.
Ai dhuroi momente magjike për aq kohë sa ishte në fushë.
19 vjeçari nëpërmjet rrjetit social Instagram, ka bërë të ditur se është shumë i lumtur për fitoren dhe debutimin.
“Shumë i lumtur për fitoren dhe debutimin me Baselin. Do të vazhdojmë të punojmë shumë për t’i fituar të gjitha ndeshjet e radhës. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.