Një turist lituanez është zhdukur që nga 5 shtatori në Valbonë të Shqipërisë.
Siç ka mësuar Klankosova.tv, turisti i huaj kishte dalë për bjeshkatari dhe nuk ishte kthyer më.
Ekipet e kërkim-shpëtim si nga Shqipëria ashtu dhe nga Kosova janë angazhuar për gjetjen e turistit lituanez.
Sipas raportimeve të Top Channel, tani kërkimi po fokusohet në shtegun Valbonë-Theth.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.