Një grua raportohet të jetë zhdukur në Suharekë.
Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e saj, teksa ka shtuar se ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, transmeton Klankosova.tv.
Policia bën të ditur se ajo është zhdukur më 14 shkurt, derisa hetimet për gjetjen e saj kanë nisur.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.