Lajmet e fundit

Një familje është zhdukur në Drenas gjatë ditës së djeshme.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin e ka raportuar vëllai i njërit prej të zhdukurve.
Ai ka deklaruar se vëllai i tij që jeton jashtë vendit, dhe derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre.
Rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.