Një e mitur dyshohet se është zhdukur në Prishtinë.
Rastin në polici e ka paraqitur babai i saj, i cili ka shtuar se nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e vajzës së tij, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e mitur është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.