Një burrë është raportuar i zhdukur në Prishtinë nga 27 gushti.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin në fjalë e ka raportuar vajza e tij.
"Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se babai i saj i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor është larguar nga aty dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankueses viktima nuk është në gjendje të mire psikike. Rasti në hetime", thuhet në raportin e policisë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.