Një grua e moshës 48-vjeçare është raportuar si e zhdukur në Shkodër.
Ka qenë i biri i saj 21-vjeçar që ka bërë denoncim në polici për nënën e tij që është larguar nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja e saj, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se është duke u punuar për gjetjen e 48-vjeçares.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.