Lajmet e fundit

Të mërkurën do të promovohet albumi i grupit Zhaba i titulluar “k’neta”.
Zhaba është një band nga Kosova që është formuar në 2014 nga dy vëllezër të cilët janë frymëzuar nga dashuria e tyre e përbashkët për muzikë.
Zhanret që i përkasin këtij grupi janë alternative/post-rock , me një dozë të psikodelisë me elektronikë.
Promovimi bëhet në Prishtinë në Soma Book Station, duke filluar nga ora 21:00.