Lajmet e fundit

Të krijuara fillimisht në vitin 1853 si veshje e posaçme për kërkuesit e arit, pantallonat xhins kanë bërë historinë e modës për dhjetëra breza.
Duke qenë se ato janë të kombinueshme me çdo veshje dhe mund të vishen çdo ditë, specialistët kanY trteguar se sa shpesh duhet të lahen këto pantallona.
Themeluesi i Hieatt Jeans thotë se çelësi për të mbajtur xhinset në një gjendje që të duken si të reja është larja e tyre një herë në gjashtë muaj, përcjellë Klan Kosova.
Sipas tij, ka njerëz të cilët i vendosin në frigorifer xhinset e tyre e ndërsa një pjesë tjetër i nxjerrin të ajrosen në ajër të pastër. Duke përdorur këto metoda ato i lajnë xhinset e tyre gjithmonë e më rrallë.
Mikrobiologët e mbështesin këtë mendim të Hieatt dhe sipas tyre kjo nuk sjell probleme për shëndetin.
Edhe nëse keni qenë në spital dhe ju ka shqetësuar ideja se xhinset tuaja duhen larë për shkak të aromës apo sepse mund të kenë marrë mikro-organizma, sërish mos u shqetësoni. Mjafton ti fusni në pjesën e ngrirjes së frigoriferit dhe mikrobet zhduken, shkruan Albeu, përcjellë Klan Kosova.