Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka uruar Nicusor Danin për fitoren e tij në zgjedhjet e Rumanisë.
Përmes një postimi në “X”, Von der Leyen shprehet se mezi pret të punojë me tashmë presidentin e ri të Rumanisë, njofton Klankosova.tv.
“Urimet e mia më të ngrohta për Nicusor Dan në fitoren e tij sonte. Populli rumun ka dalë pasivisht në votime. Ata kanë zgjedhur premtimin e një Rumanie të hapur, të begatë në një Evropë të fortë. Së bashku le ta përmbushim atë premtim. Mezi pres të punoj me ju”, ka shkruar shefja e Komisionit Evropian.
https://klankosova.tv/kryetari-liberal-i-bashkise-nicusor-dan-e-ka-te-sigurte-fitoren-per-president-te-rumanise/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.