Lajmet e fundit

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.
Arifi iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
"Votoni më të mirin", tha ai.
Sot në Serbi po zhvillohen zgjedhjet lokale ku mbi 4.2 milionë votues do të zgjedhin këshilltarët komunalë.
Kutive të votimit do të kenë mundësi t'i drejtohen edhe shqiptarët e Luginës.
Partitë politike shqiptare do të garojnë me gjashtë lista në Preshevë dhe katër në Bujanoc.