Lajmet e fundit

Kryeministri aktual, Narendra Modi, është duke prirë aktualisht teksa po numërohen votat në zgjedhjet e përgjithshme në Indi.
Ndonëse në exit polle parashihej një fitore e thellë e tij, megjithatë rezultati po del të jetë më i ngushtë se sa që pritej.
Sipas rezultateve të fundit, partia e Modit, Aleanca Kombëtare Demokratike, po prin në afër 300 prej 543 ulëseve zgjedhore në parlament.
Sidoqoftë, deri tani vetëm 10-15 për qind të votave janë numëruar.