Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, sot do të takohet me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.
Takimi, sipas njoftimit të presidencës, do të mbahet në orën 14:00, raporton Klankosova.tv
Ndryshe, Kosova dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që ishte data e djeshme, 28 prilli.
Partia e Albin Kurtit nuk arriti të bëjë marrëveshje me opozitën për këtë çështje dhe si rezultat, vendi do të shkojë në një proces të ri zgjedhor. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.