Lajmet e fundit

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, ka deklaruar se PDK nuk do të votojë asnjë kandidat për president pa një marrëveshje apo diskutim politik paraprak.
"Edhe në vitin 2021, Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar të votojë vetëm për një kandidat të cilin e propozon z. Kurti pa një marrëveshje ose diskutim politik. Edhe kësaj radhe nuk ka asnjë arsye që ne, pa një diskutim politik apo dakordim, të shantazhohemi ose të kërcënohemi në votimin e cilitdo kandidat", tha Nikaj.
Nga ana tjetër, analisti politik Dardan Sejdiu ka shprehur bindjen se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Sipas tij, zgjedhjet mund të mbahen në javën e parë të muajit prill.
“Duke e njohur mënyrën se si operon z. Kurti me data, zgjedhjet do të mund të mbahen diku në javën e parë të prillit, në kohën e pushimeve të Pashkëve në Evropë”, tha Sejdiu./Klankosova.tv
https://youtu.be/3Od18FUjRb0