Lajmet e fundit

“[Kurti] i ka dy oferta, ose shkojmë në zgjedhje, që me shumë gjasa kemi me shku, ose i nënshtroheni një vullneti tim, në këtë rast propozimin tim, që kandidatin për president e qes unë. Jemi t’u fol për një situatë politike, ku për fatin e keq të Kosovës, po dominon Kurti”, u shpreh Shala në Klan Kosova.Nga ana tjetër, opinionisti Ardian Gaxherri tha se Kurti po e parasheh që institucionet t’i krijojë me PDK-në dhe LDK-në.
“Ose ka vendosur që të bëjë një qeveri teknike, ose zotëri Kurti po mundohet që të tërheq LDK-në në pikën që ta ndajë në dysh”, u shpreh Gaxherri në Klan Kosova.Ndërkohë, opinionisti Sali Rexhaj tha se situata nuk është e njëjtë sikur e 9 shkurtit.
“Nuk ka parti tjetër e cila mundet me i evitu zgjedhjet e tjera të jashtëzakonshme”, tha ai ndër të tjera.Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: