Tymi iu doli i zi nga oxhaku por shpresat i kanë ende të bardha.
Edhe pse besimatarët katolik të mërkurën pritën deri vonë për përjetuar momentin më unik të jetës kishtare atë se kush do jetë prijësi i tyre fetar në gjithë botën kjo nuk u arrit.
As të e enjtën mijwra njerwz nuk humbën durimin dhe mbushwn sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të pritur Papwn e ri.
Siç ndodh gjithmonë Vatikani dhe zonat përreth kanë siguri të rreptë dhe sheshi patrollohet nga policia, ushtarë dhe qindra karabinierë dhe oficerë të policisë financiare.
Kardinalët u izoluan nga bota e jashtme qysh të mërkurën e po takohen në një konklavë të fshehtë dhe të shenjtë për të dytën herë për të zgjedhur pasaardhësin e Papa Françeskut.
Telefonat e tyre celularë u dorëzuan dhe valët e ajrit rreth Vatikanit u bllokuan për të parandaluar të gjitha komunikimet deri në gjetjen e prijësit të ri.
133 kardinalët janë të kualifikuar për të zgjedhur Papën e ardhshëm për të udhëhequr 1.4 miliardë njerëz në kishën katolike romake.
Në mesine tyre për herë të parë ka kardinalë nga vende të largëta si Mingolia, Suedia dhe Tonga.
https://youtu.be/sNPysRTdUf4
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.