James Harden është zgjedhur lojtari më i vyeshëm në NBA, sipas kolegëve të tij.
Për këtë nder, fundori i Houstonit mposhti MVP-në e ligës, Stephen Curry, të cilit NBA i kishte ndarë këtë çmim në maj, pas votimit të përfaqësuesve të medieve.
Pos fundorit të Golden State, Harden mposhti edhe LeBron Jamesin, Anthony Davisin dhe Russell Westbrookun.
Ish-lojtari i Oklahoma Thunder u nderua të martën, në ceremoninë e parë të "The Players' Awards", të organizuar nga shoqata e lojtarëve të NBA-së, NBPA.
"Në fakt kur ta mendosh thellë, askush nuk i njeh lojtarët me mirë se vetë ne lojtarët", ka thënë Chriss Paul, kryetar i shoqatës NBPA.
Harden ishte koshashënuesi më i mirë i ligës për sezonin që shkoi. Ai po ashtu, kishte minutazhën më të madhe ndërsa që ishte më i sakti në NBA edhe për gjuajtjet e lira.
Fituesit e çmimeve tjera janë:
LeBron James - lojtari që gjithkush do të donte ta kishte në ekip
Gregg Popovich - trajneri për të cilin gjithkush do të luaj
Stephen Curry - lojtari më i vështirë për t'u ruajtur
Pau Gasol - lojtari me ndikimin më të madh global
Stephen Curry - lojtari më i mirë performues
DeAndre Jordan - mbrojtësi më i mirë
Andrew Wiggins - lojtari i ri (rookie) më i mirë
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.