Ka ardhur edhe momenti i shumëpritur i ‘Giveaway’-it të Big BRother VIP Kosova 3, ku do të ndaher edhe shpërblimi kryesor, vetura luksoze ‘Range Rover’ nga Endriti Premium.
E mundësinë për ta gëzuar njërin fitues nga mijëra komentues në këtë ‘Giveaway’, e pati Xuxin, emri i të cilit qëlloi në zarf.
Xuxi përmes sistemit kompjuterik zgjodhi edhe fituesin fatlum, Valtrim Kadriu, që e fitoi këtë super shpërblim, transmeton klankosova.tv.
"Urime Valdrin Kadriu mos më harro, fati është i joti, po unë e zgjodha me dorën time", tha Xuxi pasi shpalli fituesin.
Për të parë këtë moment, dhe më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=u8iN4LV2_vg
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.