Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance dha një intervistë të shkurtër për NBC News në të cilën tha se "Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin".
"Ne jemi në luftë me ambiciet e tij bërthamore", tha ai, duke shtuar se SHBA beson se e ka "shkatërruar" programin bërthamor të Iranit, transmeton Klankosova.tv.
Vance gjithashtu kundërshtoi disa nga kritikat ndaj presidentit Donald Trump, duke thënë se "nuk është e vërtetë" që operacioni ishte jashtë autoritetit të tij presidencial - siç e vuri në dyshim më parë udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.
Zëvendëspresidenti shtoi se SHBA dhe aleatët e saj tani do të punojnë për të çmontuar "përgjithmonë" programin bërthamor të Iranit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.