Aktorja Catherine Zeta-Jones i është gëzuar suksesit të bashkëshortit, po ashtu aktor, Michael Douglas.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo postoi një fotografi të tij bardhë e zi nga koha kur ishte më i ri, dhe shkroi:
“I nominuari nga Emmy!!!!!! Më pëlqen kjo foto e Michael dhe po e postoj për të thënë… Urime Zemër për nominimin tënd në Emmy për performancën në
The Kominsky Method!! Të dua”.
Ky postim i saj mori mbi 40 mijë pëlqime nga ndjekësit e saj.
Douglas është nominuar në kategorinë “Aktori kryesor më i mirë në një serial komedi”, ndërsa së bashku me të në garë janë edhe Anthony Anderson (Black-ish), William H. Macy (Shameless), Jason Sudeikis (Ted Lasso) dhe Kenan Thompson (Kenan).
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.