Analisti Adrian Zeqiri, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, deklaroi se Rusia që në fillim të luftës kishte llogaritur një fitore të shpejtë, por pasi kjo nuk ndodhi, e adoptoi doktrinën e ashtuquajtur “luftë e shterimit të resurseve”.
Ai theksoi se kjo strategji i ka shërbyer Rusisë edhe në të kaluarën, kundër Napoleonit dhe Hitlerit, pasi vendi ka resurse të pashtershme natyrore, industriale dhe një popullatë katërfish më të madhe sesa Ukraina, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse e shohim situatën në terren, ky vit e favorizon Rusinë. Ukraina po hyn në një fazë ku nuk është më çështje armatimi, por mungesë e njerëzve. Rreziku është që Ushtria Ukrainase të shterohet dhe të mos mund ta përballojë më luftën”, tha Zeqiri.
https://youtu.be/V75UxvNFA8g
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.