Lajmet e fundit

Duke folur në emisionin Sport Show në Klan Kosova, Zeqiri tha se shumë gjenerata kanë punuar dhe sakrifikuar për të arritur në këtë nivel, ku klubet kosovare po përballen me ekipe evropiane.
Ai theksoi se tifozët, përfshirë edhe bashkatdhetarët që vijnë gjatë verës, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për të qenë në stadiume dhe për të përjetuar atmosferën e futbollit.
Sa e sa gjenerata janë shuar për të mbërritur në këtë nivel, për të luajtur në Evropë. Mërgata të mos dalë vetëm nëpër kafiteri e restorante për dy orë, por të shkojë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ta mbushë atë dhe ta shijojë një spektakël futbolli”, deklaroi Zeqiri.
Ai shtoi se futbolli kosovar po përfaqësohet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare, jo vetëm nga kampioni Drita, por edhe nga skuadrat si Ballkani, Dukagjini dhe Malisheva.