Analisti Arben Zeqiri ka thënë se fitorja e Kosovës ndaj Sllovakisë në playoff-in për Kupën e Botës është përgjigja më e mirë diplomatike.
Kjo vjen edhe në kontekstin se shteti të cilin e ka eliminuar Kosova nuk e njeh këtë të fundit si shtet, por edhe të ekspozimit të Kosovës në rast se prek skenën botërore të futbollit.
"Kjo do të jetë vula më e madhe e njohjes së shtetit tonë sepse futbollistët janë ambasadorët më të mirë", tha Zeqiri në Edicionin Special të Klan Kosovës.
"Një paraqitje e tillë dhe një rezultat i tillë është historik", vijoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=x-NA7pl5gsU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.