Lajmet e fundit
Ish-portieri i Kombëtares së Italisë, Walter Zenga flitet se do ta zëvendësojë trajnerin Sinisa Mihajlovic në postin e trajnerit te Sampdoria. Lajmi është bërë i ditur të enjten pasi Mihajlovic paralajmëroi gjatë kësaj jave se do të largohet nga klubi.

55 vjeçari Zenga ka qenë lojtar i Sampdorias në vitet 1994-1996, po ashtu ka qenë portier në finalen e Kupës së Botës në vitin 1990 kur Azzurët ishin mirëpritës.
“Kthimi është shumë emocionues. Kam pasur dy vite të mrekullueshme këtu” ka thënë Zenga.
Ai më parë ka qenë trajner i Catanias, Palermos dhe disa klube tjera jashtë Italisë. Ai ka drejtuar Steaua Bucharestin dhe Red Star Belgrade drejtë titujve.
Sampdoria sezonin e fundit përfundoi në vendin e shtatë, sulmuesi brazilian Eder dhe arritja e ish-reprezentuesit të Kamerunit Samuel Eto’o bënë që klubi të pozicionohet në këtë pozitë.
Zenga pritet të emërohet trajner pasi Mihajlovic flitet se do të bashkohet më Milanin pas shkarkimit të Filippo Inzaghi.