23.06.2019 · përditësuar para 2574 dite1 min lexim
Aktorja e njohur, Lindsay Lohan, para disa dite në rrjetin social Twitter kishte komentuar veshjen e aktores, Zendaya në MET Gala 2019.
Lohan ironizoi me veshjen e Zendayas duke thënë që ajo kishte kopjuar dizajnin e fustanin të aktores, Claire Danes e cila e veshi në Met Gala të 2016-së.
Zendaya këtë vit ishte veshuar si personazhi kryesor tek përralla E përhitura, transmeton Klan Kosova.
Të shtunën në Daily Telegaph, Zenday kishte thënë nuk është ndjerë keq për këto fjalë të Lohan.
“Unë nuk u ndjeva keq nga ajo dhe kjo nuk më bëri të trishtuar, sepse unë nuk kam asnjë ide se çfarë presioni po kalon ajo”, tha Zendaya.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.