Lajmet e fundit
Lakuriqët nuk ishin të interesuar ta shisnin spanjollin, por dëshira e madhe e sulmuesit për t'u transferuar tek skuadra blaugrana i la pa rrugë tjetër.

Presidenti i Valencia, Chan Lay Hoon ka insistuar se skuadra nuk ka dashur ta shesë ikonën Paco Alcacer, por që zemra e tij ishte tek Barcelona.
Alcacer, 23 vjecar, kompletoi transferimi tek Barcelona të martën, duke lënë klubin e fëmijërisë për një marrëveshje 30 milionë euroshe.
Chan ishte i zhgënjyer me këtë zhvillim, por ka thënë se Valencia nuk ka mundur të bëjë asgjë me këtë rast.
"Ai ishte ikonë dhe simbol që nga mosha 11 vjecare".
"Por nëse zemra e dikujt është tjetërkund, atëherë nuk duhet penguar. Ishte dëshira e tij për t'u larguar".