Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran të Vitisë.
Me këtë rast Zemaj që ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, i kanë dhuruar QKMF-së “Nënë Tereza” një autoambulancë.
Sa i përket masave të reja të publikuara gjatë ditës së djeshme që ata që hynë në Kosovë të iu kërkohet testi PCR, Zemaj ka thënë se kjo masë ka qenë në fuqi që nga shtatori i vitit të kaluar.
Sipas tij, vetëm dy masa janë ndryshuar e njëra prej tyre është ora policore, pasi thotë se nuk e kanë pa të arsyeshme të vazhdojë pasi gjendja është stabile.
Ai ka treguar se vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer numër rekord i testime rreth 3 mijë.
Ndërsa, Zemaj ka kërkuar kujdes nga qytetarët, që mos të bien pre e manipulimeve të fushatave siç i quan ai.
“Kjo masë është nga fundi i shtatorit dhe nuk është masë e re, masat e reja janë vetëm krijimi i kushteve që të kthehen në objektet e tyre sipas manualit, ku mund të ushtrohet aktiviteti mësimor pa e rrezikuar shëndetin”.
“Dy masa të tjera që ja të ndryshuar është ora policore dhe ka qenë e pa arsyeshme të vazhdojmë pasi që e kemi një situatë të qetë në vend dhe asnjë mas nuk është ndryshuar dhe ato mbesin të njëjta edhe sot kemi numër rekord të testimeve dhe sapo më lajmëruan që janë bërë afër 3 mijë testime dhe pozitiviteti është diku rreth 13% dhe i kisha lut qytetarët që mos të bien pre e manipulimeve të fushatave të ndryshme agresive kundër institucioneve”.
Ai ka thënë Kosovë është i vetmi vend në rajon që ka lejuar mërgatën të vi dy herë në rrethana epidimiologjike, raporton EO.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.