Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se muajt e pranverës dhe verës do të jenë të vështirë për Ukrainën, pasi do të përballet me presion në fushën e betejës dhe gjithashtu në aspektin diplomatik për t'i dhënë fund luftës.
Zelensky tha se partnerët e Ukrainës i kishin kërkuar Kievit të zvogëlonte sulmet ndaj sektorit të naftës së Rusisë, ndërsa çmimet globale u rritën për shkak të luftës së Iranit dhe përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Ai nuk i përmendi emrat e partnerëve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Por ai tha se nëse Rusia donte të ulte tensionet, duhet të ndalonte sulmet e veta ndaj objekteve energjetike të Ukrainës dhe të binte dakord të rifillonte bisedimet trepalëshe të paqes, të ndërmjetësuara nga Uashingtoni.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.