Lajmet e fundit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Danimarka dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie.
Në një deklaratë në "X", ai tha se marrëveshja "konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Danimarkës për popullin tonë" dhe përfshin "të paktën 1.8 miliardë euro ndihmë për këtë vit", shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen takoi Zelenskyn sot në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.