Lajmet e fundit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje aleatëve të saj të ndërmarrin hapa përpara se trupat e Koresë së Veriut të dislokuara në Rusi të arrijnë në fushën e betejës.
Zelensky ngriti mundësinë e një sulmi parandalues ukrainas në kampet ku po stërviten trupat e Koresë së Veriut dhe tha se Kievi e di vendndodhjen e tyre, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Por ai shtoi se Ukraina nuk mund ta bëjë këtë pa lejen e aleatëve për të përdorur armë me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë.