Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për media me kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas takimit që patën.
Zelensky e falënderoi Merz, duke thënë se është "shumë mirënjohës ndaj Gjermanisë" për mbështetjen e saj ushtarake ndaj Ukrainës.
Më pas ai shpreh falënderimet e tij për "të gjithë partnerët tanë", duke përmendur presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Mark Rutte të NATO-s, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin francez Emmanuel Macron, ndër të tjerë.
Udhëheqës nga e gjithë bota janë të bashkuar për arritjen e "paqes në Ukrainë", thotë Zelensky.
Ai thotë se "gjithçka në lidhje me Ukrainën duhet të diskutohet me Ukrainën - ne duhet të jemi pjesë e bisedës".
Ai shton se "Trump na mbështeti sot" dhe ShBA-ja është gati të vazhdojë këtë mbështetje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.