Lajmet e fundit

Tre ditë pas sulmit ndërkufitar të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se Moska duhet të "ndiejë" pasojat për pushtimin e saj në Ukrainë.
“Rusia e solli luftën në tokën tonë dhe duhet të ndjejë atë që ka bërë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të së enjtes në mbrëmje, pa iu referuar drejtpërdrejt ofensivës ukrainase, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Ukrainasit dinë se si t'i arrijnë qëllimet e tyre. Dhe ne nuk zgjodhëm t'i arrijmë qëllimet tona në luftë," shtoi ai.
Rusia thotë se të paktën një mijë trupa ukrainase, të mbështetur nga tanke dhe automjete të blinduara, hynë në territorin e saj të martën në mëngjes, në atë që duket të jetë një nga sulmet më të mëdha në tokën ruse që nga fillimi i luftës.